Saturday, April 15, 2017

Ilir Meta, faktori kryesor në nxitjen e mëtejshme të krizës


Respublica 

Takimi i drejtuesve të koalicionit qeverisës ka përfunduar ashtu siç dinë të përfundojnë punët personat Edi Rama dhe Ilir Meta: përgjysmë. Pa një qëndrim për konfirmimin ose jo të koalicionit, kreu i LSI-së ka dalë nga takimi me oksigjenin e nevojshëm për të vijuar të minojë stabilitetin politik në emër të ambicies së tij që është e qartë: marrjen e karriges së kryeministrit. Ai ka deklaruar se çështja e koalicionit nuk është më e rëndësishmja, por në kuadër të nevojës për dialog, drejtuesit e mazhorancës kanë rënë dakord siç th ai për:

“...të nisur një dialog pa kushte, që tani me opozitën dhe drejtuesit e saj legjitimë.

Vazhdimi i procedurave kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri por pa paraqitur asnjë emër, apo pa mbështetur asnjë kandidaturë pa dialoguar për të arritur konsensusin me opozitën edhe pse kjo mazhorancë ka gati 90 vota.

Së treti kemi vendosur që t’i drejtohem zyrtarisht Partive Popullore Evropiane ku dhe PD është anëtare, që të asistojë sa më shpejtë të jetë e mundur në këtë dialog në mënyrë që ky ngërç të marrë fund sa më shpejt dhe vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të lira, të qeta e të ndershme”.

Kësaj deklarate kreu zyrtar i PD-së, Lulzim Basha i ëhstë përgjigjur me përsëritjen e kërkesës për “qeveri teknike” si kushti i vetëm për opozitën. Është e qartë tanimë se shmangia e Metës nga firmosja e dokumentit për vijimin e koalicionit, hapja e procedurave për presidentin e ri pa një emër të përbashkët por në kërkim të një konsensusi thuajse të pamundur me palë që janë kategorike, janë prova të faktit se Ilir Meta është nxitës i krizës. Ai ka në objektivin e vet largimin e Edi Ramës nga detyra e kryeministrit dhe në këtë drejtim po i shërben edhe Çadra e PD-së e cila pa të nuk ka realisht asnjë forcë. Por LSI-ja e ka thuajse të pamundur të mos marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, sepse është pjesë e kësaj qeverie në katër vjet.

Mospjesëmarrja e saj në proces, apo deklarimi për mospjesëmarrje do të shënonte një pikë kritike pa sens politik pozitiv, por vetëm një vijë destruktive ku axhendat dhe frika personale dominon mbi interesat e përgjithshme. LSI-ja nuk ka sot një përgjigje pse mban këtë qëndrim për koalicionin, pse rri në qeveri dhe vazhdon të sabotojë atë. Pse Ilir Meta nuk është në gjendje të marrë një qëndrim të prerë për krizën politik në të cilën PD-ja e sheh veten si përçuese e saj por pa u kuptuar se çfarë fiton vetë.

Në këto kushte është mirë që secili të dilte më vete në zgjedhje, në mënyrë që ky negociim nga pozitat e një force virtuale të merrte fund dhe marrëveshja politike të imponohej në një tryezë PS-PD, pa nevojën e një “kingmaker” që ka marrë mandate në kurriz të pushtet

No comments: